Konflikti në Gaza është një “dështim moral” i komunitetit ndërkombëtar, tha presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
Mirjana Spoljaric u tha gazetarëve në Gjenevë sot se ajo po u kërkonte të dyja palëve në luftë të arrinin një marrëveshje të re për të ndalur luftimet.
“Unë kam folur për dështim moral, sepse çdo ditë që kjo vazhdon është një ditë më shumë ku komuniteti ndërkombëtar nuk është dëshmuar i aftë për t’i dhënë fund niveleve kaq të larta të vuajtjeve dhe kjo do të ketë ndikim tek brezat, e jo vetëm në Gaza”, tha ajo.
“Nuk ka asgjë pa një marrëveshje nga të dy palët, kështu që ne i nxisim ata të vazhdojnë negociatat dhe të vazhdojnë të lehtësojnë hapësirën që na nevojitet për të operacionalizuar lirimin [e pengjeve dhe të burgosurve]”./UBTNews/