Ushtria izraelite ka thirrur katër brigada shtesë për “misione operative” në veri të vendit. Në postimin në Telegram thuhet se brigadat rezervë do të sigurojnë vazhdimin e misioneve kundër Hezbollahut.
“Në përputhje me vlerësimin e situatës, IDF (ushtria e Izraelit) po thërret katër brigada shtesë rezervë për misione operacionale në veri. Kjo do të lejojë vazhdimin e aktiviteteve operacionale kundër organizatës terroriste Hezbollah dhe arritjen e objektivave operacionale, duke përfshirë kthimin e sigurt. banorëve të Izraelit verior në shtëpitë e tyre”, thuhet në njoftim.