Lufta mes Izraelit dhe Hamasit mund të shkaktojë rritje shokuese të çmimeve për derivate dhe produkte të agrikulturëse në rast se konflikti eskalon jashtë Lindjes së Mesme, paralajmëroi Banka Botërore përmes një raporti të hënën.
Konflikti mes Izraelit dhe Hamasit erdhi në periudhën kur tashmë lufta e Rusisë në Ukrainë ka nxitur presion drejt tregjeve, me atë luftë që është “goditja më e madhe për tregjet e mallrave që nga vitet 1970”, paralajmëroi kryekonomisti i Bankës Botërore, Indermit Gill.
“Kishte efekte efekte shkatërruese në ekonominë globale që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Politikbërësit do të duhet të jenë vigjilentë. Nëse konflikti do të përshkallëzohet, ekonomia globale do të përballej me një goditje të dyfishtë energjetike për herë të parë në dekada si nga lufta në Ukrainë ashtu edhe nga konflikti në Lindjen e Mesme”, tha ai.
Sipas tij, rritja e mundshme e çmimeve do të varet nga ajo që do të ndodhë me çmimet dhe eksportet botërore të naftës. Sipas një skenari, nafta mund të rritet 3-13 për qind, midis 93 dhe 102 dollarë për fuçi, ndërsa në skenarin më të keq, nafta të arrinte kulmin prej 140 deri në 157 dollarë – potencialisht duke tejkaluar nivelet më të larta të të gjitha kohërave që nuk janë parë që nga viti 2008./UBTNews/