UBT News

Konflikti Izrael-Gaza: Kina bën thirrje për armëpushim

Kina ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe ka dënuar aktet që dëmtojnë civilët.

“Kina është thellë e shqetësuar për eskalimin e tensioneve dhe dhunës mes Palestinës dhe Izraelit, dhe është e prekur për numrin e viktimave si pasojë e konfliktit”, tha i dërguari special i Kinës në Lindje të Mesme, Zhai Jun.

“Ne i kundërshtojmë dhe dënojmë aktet e tilla që dëmtojnë civilët dhe bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm”, deklaroi ai./UBTNews/

Exit mobile version