Kina ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm dhe ka dënuar aktet që dëmtojnë civilët.
“Kina është thellë e shqetësuar për eskalimin e tensioneve dhe dhunës mes Palestinës dhe Izraelit, dhe është e prekur për numrin e viktimave si pasojë e konfliktit”, tha i dërguari special i Kinës në Lindje të Mesme, Zhai Jun.
“Ne i kundërshtojmë dhe dënojmë aktet e tilla që dëmtojnë civilët dhe bëjmë thirrje për armëpushim të menjëhershëm”, deklaroi ai./UBTNews/