Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka njoftuar se ka konfiskuar pasurin të tatimpaguesve borxhlinjë në emër të borxhit rreth 200 mijë euro.
“Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar edhe sot me konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve të cilët kanë obligime të pashlyera, me ç ‘rast janë konfiskuar pasuri tek një pjesë e tatimpaguesve nga sektori i parkingjeve të automjeteve në Prishtinë, ku është konfiskuar pasuri në emër të borxheve në vlerë rreth 200 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim thuhet se aktiviteti në fjalë është zhvilluar në asistimin e Policisë së Kosovës, ku i njëjti aktivitet do të vazhdoj edhe në sektorë të tjera gjatë ditëve në vijim.
“ATK në vazhdimësi do të ndërmarr veprime të ngjashme, për të gjithë tatimpaguesit, të cilët nuk i kryejnë obligimet tatimore, sipas Ligjit për Administratën Tatimore dhe Procedurat”, vijon njoftimi.