UBT News

Konfiskohet armatim, 30 vetura dhe sekuestron 20 milionë euro pasuri të paluajtshme

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar për pastrim të parave.

Nëpërmjet një komunikate për media Prokuroria Speciale njofton se rasti është shenjëstruar për “Shpëlarja e parave”, si dhe vepra të tjera penale.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një (1) rast të ri”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Gjithashtu, njoftohet se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë (30) vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milionë (20.000.000) euro.

“Në ketë rast për momentin janë të ndaluar tre (3) persona dhe të njëjtit sipas vendimit të gjykatës janë nën masën e paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Exit mobile version