Në Kamenicë janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe “Asgjësim apo fshehje e materialit arkivor”.
Sipas raportit policor, më 22.04.2026, gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë, 19.440 euro, 91.500 dinarë, 200 dollarë dhe 1.300 franga zvicerane.
Po ashtu janë sekuestruar vula me stemë të shtetit të Serbisë, gjashtë laptopë, katër shtëpiza kompjuteri, një telefon si dhe dosje me dokumentacione, përfshirë kontrata të punëtorëve nga sistemi paralel serb dhe dokumente të tjera.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/
