UBT News

Konfiskohen stoli ari e argjendi në bagazhin e një udhëtari në aeroport

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës oficerët doganorë gjatë kontrollit të udhëtarëve kanë zbuluar mallra të fshehura në bagazh.

“Pasi imazhet e skanerit kanë dhënë indikacione që në valixhen e udhëtarit gjenden mallra të fshehura, oficerët pas hapjes së bagazhit kanë gjetur stoli të fshehura gjatë tentim kontrabandës”, thuhet në njoftim.

Ndaj personit është inicuar kundërvajtje doganore.

Exit mobile version