UBT News

Konfiskohen rreth 8 kilogramë substancë narkotike në Vërmicë

Policia e Kosovës ka konfiskuar rreth 8 kilogramë substancë narkotike në pikën kufitare në Vërmicë.

Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia Kufitare në PKK Vërmicë dhe është njoftuar Njësiti i Antidrogës së Policisë së Kosovës për vazhdimin e hetimeve te mëtutjeshme. Rasti në fjalë është proceduar tutje nga Policia.

“Dje rreth orës 16:20 ne PKK Vërmicë është paraqitur vetura me targa kosovare e drejtuar nga një shtetas Kosovar.Pasi qe është selektuar nga ana e zyrtareve te doganës, është ndërmarr kontrolla në vijën e dyte dhe gjatë kontrollës në pjesën e brendshme të dyerve është hasur ne substance te dyshuar te llojit marihuan me peshe 7.8 kg. Personi i dyshuar është arrestuar nga Policia Kufitare në PKK Vërmicë dhe është njoftuar Njësiti i Antidrogës së Policisë së Kosovës për vazhdimin e hetimeve te mëtutjeshme. Rasti në fjalë është proceduar tutje nga Policia”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version