UBT News

Konfiskohen mbi 91 kg substancë narkotike në Podujevë

Policia e Kosovës ka konfiskuar mbi 91 kg substancë narkotike të llojit marihuanë në Konushefc të Podujevës.

Drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, major Reshat Murselaj në një konferencë për media tha se lidhur me rastin është arrestuar një person dhe tre të tjerë janë në kërkim.

Në këtë operacion, Murseli tha se është lënduar një zyrtar policor, derisa edhe janë shkrepur armët zyrtare. Ai tha se droga ka ardhur nga Shqipëria përmes Prizrenit dhe ka pasur destinacion shtetet të tjera.

Policia njoftoi se përveç marihuanës janë sekuestruar edhe katër vetura e mbi 650 euro./UBTNews

Exit mobile version