Policia e Kosovës vetëm të mërkurën ka konfiskuar mbi 1 mijë e 700 euro që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas policisë në një rast në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ankuesja femër menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Ndërkaq edhe në Fushë Kosovë, ankuesja femër, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 euro si dhe 2X5 euro të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Po ashtu edhe një rast tjetër në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, ku ankuesi mashkull, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
“Prishtinë 07.02.2024-09:45. Ankuesja femër kosovare, menaxhere e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 870 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti duke u hetuar. Fushë Kosovë, 13.01-07.02.2024. Ankuesja femër kosovare, punëtore e bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar monedha metalike me vlerë rreth 451 € si dhe 2X5 € të letrës të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar. Rasti duke u hetuar. Gjilan 06.02.2024-10:30. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i bankës ka njoftuar se në bankomatin e tyre janë deponuar 4 kartëmonedha me vlerë 100 € që dyshohet të jenë te falsifikuara. Parat e dyshuara janë konfiskuar si provë materiale për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.