Zyrtarët federalë kanë konfiskuar 68 kafshë ekzotike nga Jeff dhe Lauren Lowe, yjet e shfaqjes së njohur të Netflix, “Tiger King”.
Të enjten, Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se kanë konfiskuar kafshët ekzotike nga parku “Tiger King”, në Oklahoma.
Që nga dhjetori i vitit 2020, zyrtarët kanë inspektuar këtë kopsht zoologjik tri herë dhe dolën me njoftime se kafshët nuk po trajtoheshin siç duhet. Shtatë luanë, 46 tigra dhe 15 luan-tigra (ligra) dhe një jaguar janë shpëtuar.

Familja Lowes akuzohet për shkelje të ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbi speciet e rrezikuara dhe mirëqenien e kafshëve./UBTNews