UBT News

Konfiskohen gati 2 kg kokainë në Mitrovicë, arrestohen katër persona

Njësia e Drejtoria e Hetimeve të Trafikimit për Narkotikë në bashkëpunim me njësitë tjera pas një hetimi disa mujor, ka bastisur disa shtëpi dhe objekte përcjellëse në katër lokacione në Mitrovicë të Jugut ku janë arrestuar katër të dyshuar për posedim të narkotikëve dhe armëve.

Policia njofton se tek të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar gati 2 kilogramë kokainë, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë fishekë, dy peshore digjitale, një mulli grinder, një shufër metalike, dy laptopë, katër telefona.

“Me vendim të prokurorit  tre të dyshuar dërgohen në mbajtjeje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version