UBT News

Konfiskohen 740 euro të falsifikuara, Policia ndalon një person të dyshuar

Policia e Kosovës në Ferizaj ka ndaluar një person të dyshuar për falsifikim të parasë si dhe ka konfiskuar monedha në vlerë prej 740 euro.

Sipas njoftimit të Policisë, në një qendër tregtare në Ferizaj, një person i dyshuar kishte blerë produkte ushqimore në vlerë prej 70 euro me monedha të gjitha nga 2 euro, të dyshuara si të falsifikuara.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, është identifikuar dhe është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj personi i dyshuar H.R (M/K) i moshës 41 vjeçar. Pas intervistimit të tij nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar në procedurë të rregullt hetimore, kurse monedhat në vlerë 740 euro, të gjitha monedha nga dy (2) euro janë konfiskuar, për procedura të mëtejme hetimore”, bëhet e ditur nga Policia e Kosovës në Ferizaj. 

Exit mobile version