Komuna e Ferizajit njofton se janë konfiskuar 55 metra dru, që po qarkullonin nga komuna e Kaçanikut për shitje në Ferizaj. Sipas njoftimit të komunës, këto dru do t’u ndahen familjeve skamnore.
Komuna njofton se aksione të tilla do të zhvillohen edhe në të ardhmen.
“Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami, pas punës që bën zyrtarët e sektorit të Pylltarisë në drejtorinë e tij, tha se ky aksion dhe të ngjashme po zhvillohen dhe do të zhvillohen edhe në të ardhmen, me qëllim ndëshkimin e keqbërësve si dhe mbrojtjen e pyjeve në gjithë territorin e Ferizajt. Ai tha se bashkëveprimi me institucionet e sigurisë, Stacionin Policor në Ferizaj, për të cilën shpreh falënderim publik, dha rezultatet e duhura.Bartjen e sasisë së konfiskuar të masës drusore e bënë punonjësit e KRM “Pastërtia”. Bëhet e ditur se kjo sasi e masës drusore e konfiskuar do të trajtohet me procedurën e rregullt për t’ia ndarë familjeve skamnore në Ferizaj.”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews