UBT News

Konfiskohen 2 kg marihuanë në Prizren, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës gjatë kontrollit në një automjet në të cilën gjendeshin dy persona (një mashkull dhe një femër) ka gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth dy kilogram.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 17:50.

“Prizren 04.05.2023-17:50.  Gjatë kontrollit në automjetin ku gjendeshin dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare janë gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë rreth dy kilogramë”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se gjatë kontrollit të banesës së personave të dyshuar, janë konfiskuar dy grinder (mulli) dhe një sprej.

Po ashtu në raport bëhet e ditur se personat janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara femër është liruar.

Exit mobile version