UBT News

Konfiskohen 10 skuterë në Ferizaj

Policia e Kosovës së fundmi ka nisur së zbatuari planin operativ “Skuteri 2021”, ku që nga data 28 prill, janë shqiptuar 22 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe skuterëve, ndërsa ka konfiskuar edhe 10 prej tyre në mungesë të dokumentacionit të rregullt.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të ligjit mbi komunikacionin rrugor, ndërkohë që apelon te të gjithë drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, t’i respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor”, njofton PK-ja./UBTNews

Exit mobile version