UBT News

Konfirmohet vendndodhja e presidentit afgan pasi u largua nga Kabuli

Ish-presidenti afgan, Ashraf Ghani, i cili u largua nga vendi të dielën kur talebanët e morën në kontroll Kabulin është duke u strehuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, më saktësisht në kryeqytetin Abu Dhabi.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe mund të konfirmojë se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur Presidentin Ashraf Ghani dhe familjen e tij në vend për arsye humanitare”, thanë nga MPJ-ja e Emirateve të Bashkuara Arabe për CNN.

Exit mobile version