Raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve nga Ukraina dhe Rusia do të zhvillohet sot, ku delegacionet pritet të përbëhen nga të njëjtët përfaqësues të pranishëm në raundin e parë të bisedimeve të hënën.
“Tani është zyrtare. Raundi i dytë i bisedimeve midis Ukrainës dhe okupatorit do të zhvillohet sot”, i tha CNN-it një ndihmës i presidentit ukrainas.
“Delegacionet do të jenë në të njëjtën përbërje”, shtoi zyrtari.
Ky takim është i dyti me radhë pas atij që u mbajt të hënën që zgjati për pesë orë dhe përfundoi pa ndonjë përparim.