Pakistani u bë vendi i fundit që ka raportuar raste të variantit të ri të koronavirusit që u zbulua në Mbretërinë e Bashkuar.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se në provincën Sindh janë tre persona të infektuar me këtë variant. Të tre u kthyen nga Britania e Madhe, thanë autoritetet, duke shtuar se ka filluar gjurmimi i kontakteve.
Varianti i ri u përhap në më shumë se 20 vende./UBTNews