Edhe 77 raste të reja me linë e majmunit janë konfirmuar në Britani të Madhe, thanë zyrtarët shëndetësorë. Numri total i rasteve të konfirmuara shkon në 302. 73 nga rastet janë konfirmuar në Angli, dy në Skoci dhe dy në Uells.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar thekson se rreziku në popullsinë e përgjithshme është i vogël, sepse virusi që transmetohet përmes kontaktit të afërt fizik, nuk përhapet shpejt.
Megjithatë mund të jetojë në sipërfaqe të tilla sikurse peshqirë apo çarçafë./UBTNews/