UBT News

Specialja konfirmon aktakuzën ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit

Sot është konfirmuar aktakuza ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit. Lajmin e ka konfirmuar avokati Tomë Gashi, i cili njoftoi se aktakuza përmban katër pika, të cilat sipas Prokurorisë Speciale në Hagë kanë të bëjnë me pengim të drejtësisë, e me akuza konkrete, që sipas tyre ndërlidhen me periudhën kohore në mes të datave 7 deri 25 shtator të këtij viti.

“Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit sot i është dorëzuar aktakuza e konfimuar nga gjyqtari i procedures paraprake, dhe tani pritet dalja e tyre para gjyqtarit në seancat e radhës. Kryetari dhe nenkryetari i OVL të UÇK-së, dhe unë në cilësinë e avokatit të OVL të UÇK-së nuk e pranojmë këtë Gjykatë një etnike, raciste, tepër e dëmshme për kombin tonë shqiptar dhe për shtetin e pavarur të Kosovës. Gjykata Speciale ishte themeluar nga deputetet e Kuvendit të Kosovës me 3 gusht të vitit 2015 pa iu dorëzuar fare raporti i hetimit të Prokurorit Clint Williamson i cili i hetoi pretendimet djallëzore tëDick Martyt, i cili në interes të Serbisë arriti që ta bind Këshillin e Evropës që të hetoj trafikimin e organeve njerezore të kryera kinse nga UÇK-ja per te mbuluar krimet serbe deri në gjenocid kundër popullates civile shqiptare në Kosovë.Për veprat penale të konfirmuara ne kete aktakuze nuk eshte fare kompetente Gjykata Speciale ne Hage”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.

Sipas tij, nëse prokuroria pranë Gjykatës Speciale në Hagë ka prova kundër Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit, rastin duhet ta dërgojë në Gjykatat e Republikës së Kosovës, por siç thotë ai, ‘si mund ta bëjë këtë Prokuroria Speciale në Hagë, dhe Gjykata Speciale në Hagë kur Republikën e Kosovës që i ka formuar këto institucione nuk e njohin si shtet të pavarur’./UBTNews

Exit mobile version