Një koncert rikthimi i BTS, i transmetuar live, u ndoq nga 18.4 milionë njerëz në gjithë botën në Netflix.
Ky koncert njëorësh ishte hera e parë që të shtatë anëtarët performuan bashkë që nga tetori 2022, pasi kishin bërë pauzë për shërbimin ushtarak.
Koncerti u mbajt në Gwanghwamun Square në Seul dhe u ndoq nga rreth 104,000 persona, më pak se 260,000 që priteshin.Aksionet e kompanisë Hybe ranë me 15.5% pas koncertit, edhe pse kishin qenë në rritje para rikthimit dhe publikimit të albumit të ri “Arirang”.Vetëm rreth 22,000 persona hynë në zonën kryesore të koncertit, ndërsa të tjerët e ndoqën nga ekranet në rrugët përreth.
Për sigurinë u angazhuan rreth 7,000 policë, përfshirë njësi speciale me pajisje kundër dronëve.
Koncerti doli në vend të parë në Netflix në 24 shtete.Ky është pjesë e përpjekjeve të Netflix për të transmetuar evente live. Më parë, një ndeshje boksi mes Mike Tyson dhe Jake Paul u ndoq nga mbi 108 milionë njerëz.
Gjithashtu, një ngjitje nga Alex Honnold u ndoq nga 6.2 milionë njerëz.Sipas Billboard, rikthimi i BTS pritet të sjellë mbi 1 miliard dollarë fitime nga koncertet, albumet dhe produktet e tjera.BTS është burimi kryesor i të ardhurave për Hybe, dhe fitimet e kompanisë kishin rënë gjatë kohës që grupi ishte në pauzë.
Marrë dhe përshtatur nga BBC
