Kanye West është paralajmëruar se do të arrestohet nëse përmend nazistët gjatë koncertit të ardhshëm në Sao Paulo.
Edhe pse ai ka shprehur keqardhje për deklaratat antisemite, autoritetet e qytetit nuk duan të rrezikojnë kur West të ngjitet në skenë më 29 nëntor në pistën e hipodromit Interlagos.
Kryebashkiaku i Sao Paulos, Ricardo Nunes, deklaroi se çdo referencë ndaj nazizmit a regjimeve fashiste çon në arrestim të menjëhershëm.
“Askush që promovon nazizmin nuk do të luajë apo këndojë në hapësira publike që i përkasin qytetit. Do të marrim çdo masë të nevojshme për të siguruar që askush që nxit nazizëm të mos zhvillojë aktivitete në Sao Paulo”, u shpreh ai.
Organizatorët, Guilherme Cavalcante dhe Jean Fabrício Ramos, janë paralajmëruar se përballen me arrestim nëse artisti shkel rregullat.
Këshilltarja Cris Monteiro ka paraqitur ankesë në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Sao Paulos për këngën “Heil Hitler”.
Si pasojë, prokurorja Ana Beatriz Pereira de Souza Frontini ka lëshuar një urdhër që ndalon shfaqjen e çdo materiali nazist apo të lidhur me simbole si svastika gjatë performancës së West. /A.Z/UBT News/
