UBT News

Koncert i veçantë i Yll Limanit në Prishtina Mall, sonte dhe nesër

Prishtina bëhet sonte dhe nesër epiqendra e muzikës dhe argëtimit, pasi në Prishtina Mall mbahet koncerti i shumëpritur i këngëtarit Yll Limani.

Dy net me radhë, publiku do të ketë mundësinë të shijojë performancat e një prej artistëve më të dashur të skenës shqiptare, me këngët e tij më të njohura dhe atmosferë të veçantë muzikore.

Koncerti pritet të mbledhë një numër të madh fansash nga Kosova dhe më gjerë, ndërsa organizatorët kanë marrë masa të veçanta për menaxhimin e qarkullimit dhe lehtësimin e trafikut për shkak të fluksit të madh të vizitorëve.

Për pjesëmarrësit janë organizuar edhe autobusë falas të Trafikut Urban, me nisje nga Prishtina drejt Prishtina Mall dhe anasjelltas.

Të gjithë adhuruesit e muzikës ftohen të bëhen pjesë e këtyre dy mbrëmjeve festive, ku Yll Limani pritet të sjellë hitet e tij dhe një atmosferë të paharrueshme në zemër të Prishtinës./A.K/

Exit mobile version