UBT News

Komunat përkrahin Kastratin për reformën në arsim

Kryetarët e komunave të Kosovës po e përkrahin kryetarin e Kamenicës, Qëndron Kastrati për reformën në arsim, çështje kjo që ka nxitur debat dhe polemika mes komunës së Kamenicës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Këshilli i Kryetarëve të komunave me këtë rast kërkon zbatimin e opinionit Ligjor të Zyrës së Kryeministrit i cili i jep të drejtë Kryetarit të Kamenicës në veprimet e tija që konsiderohen ligjore.

Ditë më parë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka kërkuar nga komuna e Kamenicës të mbajë mësim alternativ për 400 nxënës, e që kryetari Kastrati e konsideroi sjellje të papërgjegjshme dhe tendencioze.

Kundër këtij vendimi është edhe Këshilli i Kryetarëve, meqë vlerëson se ministrja Nagavci nuk ka të drejtë të ndërhyjë në kompetencat e komunës në organizimin e arsimit fillor dhe të mesëm, sepse është detyrë e komunës të organizoj sistemin arsimor sipas ligjeve në fuqi, të caktojë ku janë shkollat dhe cilët janë mësimdhënësit.

Po ashtu Këshilli i Kryetarëve kërkon që Ministrja e Arsimit të ndalojë këto tendenca për ndërhyrje të jashtëligjshme ndaj pushtetit lokal në Republikën e Kosovës./UBTNews

Exit mobile version