Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë organizuar konferencën njëditore me titullin “Planet e menaxhimit të trashëgimisë kulturore, mjet për mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm e trashëgimisë kulturore”.
Ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, tha se suksesi i këtij projekti varet nga përfshirja e të gjithëve në këtë proces.
“Suksesi i planit varet nga përfshija e komuniteteve lokale për të siguruar që do të kemi mbrojtje që bazohet në të drejta të njeriut. Më vjen mirë që jam pjesë e këtij lansimi të planeve të menaxhimit dhe ky instrument i planifikimit të trashëgimisë do të përbëjë misionin e fushës së trashëgimisë kulturore”.
Nora Arapi Krasniqi këshilltare në ministrinë e Kulturës, tha se institucionet obligohen për ruajtjen e trashëgimisë për brezat e ardhshëm.
“Trashëgimia ndërlidhet me dinjitetin kulturor përmes të mirave materiale ne identifikojmë veten dhe në cilin drejtim mëtojmë të shkojmë. Rrjedhimisht ruajtja e diversiteti kulturor është obligim shtetëror”.
“Obligohemi në marrjen e masave për ruajtjen e brezave të rijnë. Menaxhimi i trashëgimisë duhet të sigurojë mbrojtje afatgjate. Por nuk duhet të jetë vetëm mbrojtja, por edhe qasja gjithëpërfshirëse për gjenerata të ardhshme”.
Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri falënderoi OSBE-në për bashkëpunim në ruajtjen e trashëgimisë.
“Nisma e sotme është ndihmesë për ne. Dua t’iu siguroj për përkushtimin e Pejës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”.
Adrian Berisha, drejtor i kulturës në komunën e Prishtinës, tha se kanë plan konkret për ruajtjen e trashëgimisë, raporton EO.
“Trashëgimia kulturore është fusha kryesore, si e tillë duhet të mbrohet dhe promovohet. Si e tillë besojmë se mund të konkretizohet kur kemi plan menaxhues. Ne kemi bërë hap jo të duhur rreth hamamit të Prishtinës, por nuk kemi fut planin e menaxhimit”.
“Ne duhet të krijojmë planin memaxhues dhe të dimë se si duhet të funksionojnë ato hapësira në të ardhmen”.