Me gjithë kundërshtimin e banorëve, komuna e Prishtinës ka vendosur të mbyllë për automjete një pjesë të rrugës “Rexhep Luci”.
Veturat të cilat po tentojnë të hyjnë në këtë rrugë nuk po lejohen, ndërkohë që banorët që i kanë veturat e parkuara po refuzojnë t’i largojnë. Në këtë rrugë janë dërguar merimangat për të larguar veturat që janë aty.
Aksioni është duke u asistuar edhe nga Policia e Kosovës, ndërkohë që disa banorë janë duke kundërshtuar.
Vendimi për mbylljen e kësaj rruge, një pjese të rrugës “Qamil Hoxha” si dhe rrugëve dhe rrugicave në kampusin universitar, është publikuar nga Komuna më 21 gusht dhe është thënë se do të hyjë në fuqi nga një shtatori (sot). Rrugët në kampusin universitar nuk janë mbyllur të hënën