Të dyja anët e rrugës “Rexhep Luci” afër Kino ABC, janë të mbushura me karrige dhe tarraca të kafeneve dhe restoranteve.
Duke zënë hapësirat publike, ka disa vjet që pronarët e lokaleve nuk paguajnë tatim për to, të cilët i kanë zgjeruar dhe kanë vendosur tarracat pa pasur ndonjë kriter. Por ka kohë që komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike.
Gjatë së martës, Drejtoria e Inspekcionit në komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara nga kafiteritë.