UBT News

Komuna e Suharekës dhe “Jetimat e Ballkanit” nënshkruajnë kontratë për ndërtimin e një therrtore

Komuna e Suharekës bashkë me shoqatën “Jetimate Ballkanit” kanë nënshkruar kontratë për ndërtimin e një therrtore, përmes së cilës do të krijohen 50 vende pune.

“2.5 milionë euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore, e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve. Sot u nënshkrua kontrata mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune. Ne angazhimin dhe punën nuk e ndalim derisa të rregullohet jeta dhe mirëqenia e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews

Exit mobile version