Për shkak të fluksit të shtuar të qytetarëve gjatë sezonit veror dhe numrit të madh të bashkatdhetarëve nga diaspora, Komuna e Prishtinës ka vendosur të zgjasë orarin e punës për disa shërbime komunale.
Sipas njoftimit zyrtar, duke filluar nga data 8 korrik 2025, disa sportele do të funksionojnë me orar të zgjatur, nga e hëna deri të premten, prej orës 08:00 deri në 17:00.
“Sportelet që do të punojnë me këtë orar të zgjatur janë: Komuna e vjetër: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, Komuna e re: qendra për shërbime me qytetarë, gjendja civile, bashkësia lokale – Lagjja e Muhaxherëve”, thuhet në njoftim.
Ky vendim thuhet se synon të përmbushë kërkesat e qytetarëve për dokumente dhe shërbime administrative, siç theksohet, duke ofruar kohë shtesë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’i kryer punët e tyre gjatë kësaj periudhe.