Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ua ka shkëputur kontratat tri kompanive, siç i ka quajtur ai të papërgjegjshme.
Rama në një njoftim në Facebook ka bërë të ditur se kompanitë në fjale nuk kanë respektuar kushtet e kontratës.
Ai nuk ka dhënë detaje se për cilat kompani bëhet fjalë.
Postimi i plotë i Ramës:
Ditëve të fundit kemi shkëputur tre (3) kontrata me kompani të papërgjegjshme të cilat nuk kanë respektuar kushtet e kontratave të nënshkruara. c
Kompanitë në fjalë nuk kanë dëshmuar profesionalizëm dhe seriozitet në zbatimin e planit dinamik. Rrjedhimisht, kanë pasur ngecje të mëdha në realizim të punimeve duke mbajtur projektet e papërfunduara dhe duke vështirësuar jetën e qytetarëve në lokacionet përkatëse. Nuk do të tolererojmë papërgjegjësi dhe joseriozitet në projektet e Kryeqytetit. Kompanive që tilla do t’u konfiskojmë sigurimin e ekzekutimit të punimeve që arrin vlerën 10% të shumës së projektit. Do të vazhdojmë të sigurojmë cilësi e standard të ri të ndërtimit në rrugëtimin tonë të transformimit të Kryeqytetit.