UBT News

Komuna e Prishtinës ua jep nga 500 euro në muaj viktimave të dhunës

Komuna e Prishtinës do të ua japë nga 500 euro në muaj viktimave të dhunës, 250 euro për strehim, 150 për ushqim dhe 50 euro për fëmijë.

Sipas Adelinë Sahitit, drejtoreshë e mirëqenies sociale, kjo ndihmë do të zgjasë nga 6 muaj deri në 2 vjet, transmeton klankosova.tv.

Për të marrë ndihmën, viktimat e dhunës duhet të sjellin disa dokumente, ajo nga policia se aplikuesi është viktimë e dhunës, pra ka rast të hapur në këtë institucion, një dokument tjetër i cili dëshmon urdhër-mbrojtjen të lëshuar nga gjykata përkatëse, letërnjoftimin, certifikatë të fëmijës, certifikatë vendbanimi dhe një dokument të lëshuar nga Qendra për Punë Sociale për Strehim.

Dhënia e kësaj ndihme do të nisë në fillim të vitit 2023.

Exit mobile version