Komuna e Prishtinës njofton se të gjitha rrugët janë pastruar pas reshjeve të borës.
Medina Braha, drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës njofton se ekipet i kanë pastruar rrugët në pjesët rurale dhe urbane, ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme.
“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtuqë rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, shkroi ajo në Facebook./UBTNews