UBT News

Komuna e Prishtinës ndan mirënjohje për 75 mësimdhënës që do të pensionohen këtë vit

Me rastin e 7 marsit, Ditës së Mësuesit, komuna e Prishtinë ka ndarë mirënjohje për 75 mësimdhënësit, të cilët do të pensionen deri në fund të vitit 2023. Kontributi i këtyre mësimdhënësve u vlerësua lartë sidomos për sakrificën për të mbajtur gjallë shkollën shqipe në kohën e okupimit serb.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se mësuesit dhe të gjithë punonjësit tjerë arsimorë që do të pensionohen këtë vit meritojnë mirënjohje kolektive për përkushtimin e tyre të palodhshëm.

“Sot jemi mbledhur këtu në ditën e mësuesit, sepse ju njerëzit e arsimit, mësimdhënës dhe punonjës administrativ dhe teknik ju që dilni në pension sivjet meriton më të paktën mirënjohjen tonë kolektive për përkushtimin tuaj të palodhshëm jetësor. Me qenë mësues nuk është vetëm një profesion është mënyrë jete, sepse është profesioni që krijon të gjitha profesionet tjera…Pajisin nxënësit me aftësitë e nevojshme për tu përshtatur me një botë që po ndryshon me shpejtësi qoftë në fushën e shkencës, teknologjisë dhe artit, ndikimi i mësuesve shkon gjithmonë përtej klasës”, u shpreh Rama.

Rama kujtoi që mësimdhënësit që gjatë këtij viti do të pensionohen kanë dhënë kontribut të madh në mbajtjen gjallë të sistemit arsimor në kohën e okupimit serb.

Prandaj, vlerësoi se prapa vetes këta mësues po lënë trashëgimi të qëndrueshme.

“Puna juaj si punonjës të arsimit në Kosovën e paraluftës nuk ka qenë aspak e lehtë, shumë nga ju që pensionoheni sivjet keni punuar tepër të tensionuara me shkundje të mëdha për shoqërinë tonë që nuk e patën kursyer as sistemin arsimor. Arsimi në vitet 90 u detyrua në shkollat shtëpi, ku funksioni jo për 1 vit apo 2 vite, por për më se 1 dekadë të tërë. Ju punonjësit e arsimit të vendosur me mbajt gjallë shkollën shqipe bëtë një mobilizim kolektiv historik, duke u bërë kështu halë në syrin e pushtuesit, duke punuar një kohë pa paga, por me përkushtim e vendosmëri të shtuar…Derisa përgatiteni për të dalë në pension dijeni se po lëni prapa një trashëgimi të qëndrueshme përkushtimi, puna juaj e palodhshme dhe ndikimi juaj do të ndihet edhe për vite e vite në vijim”, u shpreh Rama.

Exit mobile version