UBT News

Komuna e Prishtinës ndan 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje

Komuna e Prishtinës ka ndarë 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje, në mënyrë që dimrin ta përballojnë më lehtë. Këto mjete do t’u ndahen familjeve që janë raste sociale si dhe komuniteteve.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtoresha për Mirëqenie Sociale, Adelinë Sahiti, përmes një postimi në Facebook.

“DMS ndan 25 mijë euro për ngrohje për 100 familje, që dimrin ta përballojnë më lehtë! Sot nënshkrova vendimin për ndarjen e 25 mijë eurove për 100 familje, raste sociale dhe të komuniteteve”, ka shkruar ajo.

Exit mobile version