UBT News

Komuna e Prishtinës ia jep Ambasadës së SHBA-së pronën në shfrytëzim për 99 vjet

Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me Ambasadën Amerikane.

“Komuna e Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshje me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, për dhënie në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale me një sipërfaqe prej 8,340 metra katrorë, për ndërtimin e rezidencës së re për ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Prishtinë”, njofton kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, z.Philip Kosnett.Kjo pronë e paluajtshme i ofrohet në shfrytëzim Ambasadës Amerikane për 99 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes”./UBTNEWS

Exit mobile version