UBT News

Komuna e Prishtinës ka ndarë 67 mijë euro për 23 viktima të dhunës në familje

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna e udhëhequr nga ai ka përkrahur me 67 mijë euro 23 viktima të dhunës në familje.

Në llogarinë e tij në Facebook, Rama shkruan se këto mjete kanë ardhur si ndihma financiare për strehim, ushqim dhe për përkrahje në përkujdesje të fëmijëve.

Ai bëri thirrje që të gjithë ata që kanë nevojë të hezitojnë dhe të kërkojnë ndihmë, teksa shtoi se viktimat e dhunës në familje meritojnë të jetojnë një jetë plotë me dashur, siguri dhe respekt.

Exit mobile version