Komuna e Prishtinës ka filluar që të japë vërtetime për qytetarët të cilët kanë qenë të diagnostikuar me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
Në njoftim bëhet e ditur se vërtetimi vlen për personat të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19 180 ditët e fundit para publikimit të këtij njoftimi. Vërtetimi mund të merret në objektin e ri të Komunës sëe Prishtinës, në Arbëri.
Ndërkohë që komuna nuk merr përgjegjësi nëse emri juaj nuk figuron në listën zyrtare të dërguar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).