Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës, pasi pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjës.
Sipas reagimit, për më tepër, Ministria e Kulturës ka vepruar në mënyrë të papërgjegjshme, pa marrë asnjë ekspertizë paraprake ose analizë të ndikimit mjedisor përpara fillimit të punimeve.
“Ministria e Kulturës duhet të mbajë përgjegjësi dhe të marrë masa për të ndaluar veprime të tilla dhe për të kompensuar dëmet që janë shkaktuar”, thuhet në reagim.