Komuna e Prishtinës është deklaruar rreth arrestimit të një inspektori komunal, i cili dyshohet për ryshfet.
Në njoftimin për media, Komuna e Prishtinës ka theksuar se për arrestimin e tij është njoftuar nga mediat, dhe se distancohen nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor.
“Komuna e Prishtinës është në pritje të informimit zyrtar, dhe menjëherë do të ndërmerr veprimet e nevojshme në përputhje me Ligjin dhe procedurat. Distancohemi nga çdo veprim i paligjshëm i cilitdo punëtor, dhe jemi të gatshëm për bashkëpunim të vazhdueshëm me organet e rendit, për çfarëdo rasti!”, thuhet në njoftimin e komunës./UBTNews