UBT News

Komuna e Prishtinës angazhon edhe 10 mjekë e 25 infermierë në luftën ndaj COVID-19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nga COVID-19 më së shumti u prek personeli shëndetësor, të cilët kanë qenë në kontakt direkt me virusin.

Sipas Ahmetit, kapacitetet për të ofruar shërbime janë goditur kohën e fundit.

“Javën e kaluar për shkak të kërkesave në Kalabri dhe në QMFtë tjera kemi rrezikuar mbylljen e dy Qendrave të Mjekësisë Familjare. Ky edhe ka qenë rekomandimi i menaxherëve duke mos pas opcione tjera”, shkroi Ahmeti në Facebook.

I pari i Prishtinës theksoi se të premten kanë marrë vendim të angazhohen edhe 35 persona në stafin shëndetësor – 10 mjekë e 25 infermierë.

“Të premten kemi vendosur që për një periudhë afatshkurtër – 4 muaj – të angazhojmë edhe 35 persona në stafin shëndetësor – 10 mjekë e 25 infermierë. Personat janë përzgjedhur nga konkursi i fundit – ata që kanë qenë në listë të pritjes. Së bashku me 40 profesionistë të pranuar me konkurs të rregullt Prishtina është gati për këtë front duke ditur që tani fillon edhe koha e gripit sezonal. Është edhe një mundësi e mirë për mjeket e infermierët të papunësuar të kontribuojnë në këtë betejë duke u paguar për punën që bëjnë!”, shkroi ai./UBTNews

Exit mobile version