Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 11 raste të vdekjes nga COVID-19. Në mesin e viktimave sipas IKSHPK-së, është edhe një 31-vjeçar nga Mamusha.
Por kjo e fundit e ka demantuar këtë lajm, duke thënë se sot në këtë komunë nuk ka asnjë vdekje natyrale e as nga COVID-19.
“Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të numrit të rasteve ditore dhe vdekjet nga Covid-19 ka njoftuar se ka vdekur një i ri 31 vjeçar nga Komuna e Mamushës. Me këtë ne ju demantojmë për këtë lajm pasi që sot në Komunën e Mamushës nuk ka asnjë vdekje natyrale ashtu edhe asnjë vdekje nga covid-19. Rasti në fjalë është se, dje ka qenë një rast ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 72 vjeçare.”, thuhet në reagim./UBTNews