UBT News

Komuna e Malishevës nuk do të dekorohet për festat e fundvitit

Komuna e Malishevës nuk do të dekorohet për festat e fundvitit. Këtë e ka konfirmuar nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, teksa njoftoi se vendimi për mosdekorimin e qytetit është marrë për shkak të situatës me COVID-19.

“Për shkak të situatës pandemike që jemi duke kaluar dhe në shenjë të solidarizimit me personat që kanë humbur jetën në përballje me COVID-19, komuna e Malishevës këtë vit nuk do të dekorojmë qytetin. Mjetet e njëjta dhe një pjesë tjetër, do të përdoren për ndihmë familjeve në nevojë, pasi situata me pandemi, vetëm sa e ka thelluar krizën për këto familje”, ka deklaruar ai.

Me këtë rast, nënkryetari Berisha ju ka dëshiruar shërim të shpejtë të gjithë të prekurve me COVID-19./UBTNews

Exit mobile version