Pas përfundimit të procesit të vlerësimit të komunave në Republikën e Kosovës për Grantin e Përformancës “Mjedisi i Pastër”, komuna e Lipjanit është kualifikuar si komunë fituese dhe ka përfituar grant me vlerë prej 152,568.00 euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me GIZ-in, nga indikatorët e MAPL-së.
Kryetari Imri Ahmeti ka uruar qytetarët për këtë përformancë, duke theksuar se kjo është arritur si rezultat i punës dhe angazhimit të përbashkët me qytetarët.
“Urime gjithë qytetarëve të Lipjanit! Vazhdojmë dhe me tutje që Lipjanin ta bëjmë komunë edhe më të pastër”, ka shkruar Ahmeti.
