UBT News

Komuna e Gjilanit: Vendimi i qeverisë për masa shtesë ishte i pa menduar mirë dhe i dëmshëm për bizneset

Nënkryetari i komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se vendimi i qeverisë për masa shtesë kundër pandemisë, ishte i pa menduar mirë dhe i dëmshëm për bizneset.

“Vendimet që merren prej zyrave të qeverisë, pa e parë dhe analizuar gjendjen në terren, gjithmonë janë të dëmshme për bizneset”, ka thënë Ismajli në seancën e sotme të kuvendit komunal.

Sipas tij, komuna ka ndërmarrë masa lehtësuese që janë në kompetencë të saj, siç ishte lirimi nga pagesa e qirasë, ndërkohë po shikohet mundësia që kjo masë të vazhdohet edhe për disa muaj.

Përndryshe, Kuvendi Komunal i Gjilanit, në seancën e sotme të radhës, nën kryesimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, ka shqyrtuar raportin financiar janar-shtator 2020, i cili nga pozita u vlerësua jashtëzakonisht i mirë, derisa nga opozita u cilësua raport i mangët dhe jo sqarues sa duhet./UBTNews

Exit mobile version