Komuna e Gjilanit, ka njoftuar se ka rrënuar objektin e ish- policisë serbe në fshatin Zhegër.
Nga komuna tregojnë, se sot e rrënuan një kujtim jo të mirë (ose kujtim të keq), për banorët e fshatit Zhegër.
Zyrtarë nga Drejtoria e Inspekcionit, së bashku me drejtorin e Shërbimeve Publike, me kërkesë të Këshillit të fshatitit, thuhet se ndëmorrën iniciativën për rrënimin e ish-objektit të ish-milicisë serbe, ku kujtimet për këta objekte ishin kujtim traume për banorët e këtij lokaliteti.
“Ky objekt jashtë përdorimit, ishte rrezik edhe për qytetarët”.
“Inspeksioni kërkon nga qytetarët tē denoncojnë dukuritë negative dhe lagjet e qytetit dhe fshatrave të jenë më të pastërta”, thuhet në komunikatën për media./D.B/EO