UBT News

Qytetarët e Drenasit deri nesër kanë afat t’i dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet

Qytetarët e Drenasit të cilët janë të prekur nga vërshimet, deri nesër kanë kohë të dorëzojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

Komuna e Drenasit njofton se këto kërkesa do t’i dorëzohen komisionit qendror më datë 20.01.2020.

“Njoftojmë qytetarët e prekur nga vërshimet që deri nesër, me datë 19.01.2021, ora 12:00, të dorëzojnë kërkesat për vlerësim të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.Kjo vjen si rrjedhojë e kërkesës së nivelit qendror që kërkesat për vlerësimin e dëmeve t’i përcjellim deri të mërkurën, me datë 20.01.2021.Komisionet janë në teren dhe po punojnë maksimalisht që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve”, thuhet në njoftim./UBTNews

Exit mobile version