UBT News

Komuna e Deçanit insiston të ketë në menaxhim ujin e pijes

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka thënë se i mirëpret veprimet e ndërmarra nga Prokuroria e Pejës lidhur me rastin e helmimit të mbi 1 mijë e 500 qytetarëve të kësaj komune na uji i pijes.

Ramosaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se komuna e Deçanit insiston që të ketë në menaxhim dhe të administroj me ujin e pijes në të gjithë territorin e kësaj komune.

“Komuna e Deçanit mirëpret veprimet e ndërmarra nga prokuroria themelore në Pejë, e cila sot, në konferncën për media, informoj që ka përfunduar hetimet, që kanë të bëjnë me rastin e helmimit të 1500 qytetarëve të komunës së Deçanit nga uji i pijes gjatë muajit korrik 2021. Duke shpresuar që ky rast të merr trajtimin e duhur deri në përfundim të procedurave sipas ligjeve në fuqi. Edhe njëherë, me të drejtë ritheksojmë se: komuna e Deçanit insiston që të ketë në menaxhim dhe të administroj me ujin e pijes në të gjithë territorin e komunës së Deçanit!”, shkroi Ramosaj në Facebook.

Ndryshe, sot në një konferencë për media Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Dorjan Juniku bëri të ditur se është ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të kompanisë rajonale “Hidrodrini” lidhur me helmimin e qytetarëve të Deçanit, që ndodhi verën e vitit të kaluar.

Exit mobile version